Holandë – Ukrainë, lojë elektrizuese por pa gola në pjesën e parë

Holanda dhe Ukraina barazuan pa gola pas pjesës së parë në ndeshjen e grupit C në EURO2020.
Holanda ishte dominuese në lojë dhe krijoi 11 goditje drejt portës kundërshtare por nuk arriti të realizonte gol.
Edhe Ukraina pati mundësitë e veta por portieri Stekelenburg intervenoi dy herë.
Kujtojmë që ndeshja tjetër e këtij grupi, Austri – Maqedoni e Veriut u mbyll 3:1.
/Indeksonline/