Prapë në vijë të plotë tejkalime të rrezikshme, s’ndalen kosovarët

Tri tejkalime të rrezikshme kanë ndodhur pasditen e sotme nëpër qytete e rrugë të ndryshme të Kosovës.
Njëra ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Lupç, ku një veturë bën tejkalimin e rrezikshëm.
Ndërsa një tjetër ka ndodhur në Gurrakoc të Istogut, ky dy vetura krejtësisht të shkujdesura bëjnë tejkalime të rrezikshme.
E tjetri tejkalim ka ndodhur në njërën nga dy autostradat e Kosovës. Vozitësi i veturë kalon në shtegun e në të cilin janë vendosur shenjat e mos kalimit, duke rrezikuar kështu punëtorët që po kryenin punë në autostradë.