75 Mall Live Search
20:41 / E Hënë, 14 Qershor 2021 / AR

Ministria e Drejtësisë merr përsipër dërgesat familjare në Speciale

Përfaqësuesit e tetë të akuzuarve të Prokurorit të Specializuar në Hagë u thirrën të hënën në Ministrinë e Drejtësisë.

Në një mbledhje që zgjati fare pak minuta pasditen e së hënës, këtyre iu kumtua se tashmë ky dikaster do të kryejë shërbimin e dërgesës së pakove nga familjarët drejt ish krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim.

MPJ ndaloi se kryeri këtë detyrë pasi u skadoi kontrata me postën, ndërkohë që një të re do ta lidhë MD, të paktën për tri vjet.

Se të akuzuarit e Speciales nuk po i pranonin dot dërgesat nga të afërmit, doli në pah pas një reagimi të vajzës së Jakup Krasniqit.

Ndërkaq këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, thotë se ky telash do mund të evitohej pasi brenda pakove ka pasur vetëm gjësende elementare.