Zyrtare: Nuk u morën vesh, Llapi jep lajmin për largimin e një futbollisti

Klubi i Llapit ka lajmëruar se futbollisti, Muhamet Hyseni është larguar nga ekipi.
Llapi ka shkruar se përkundër përpjekjeve nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët të bashkëpunimit, transmeton Indeksonline.
Hyseni që tre sezone është pjesë e Llapit dhe ka zhvilluar 44 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola.
Muhahmet Hyseni me 1 korrik do të jetë futbollist i lirë./Indeksonline/