S’falet ky shofer i autobusit, tejkalon në vijë të plotë, rrezikon dhjetëra udhëtarë

Po vazhdon tejkalimi në vijë të plotë e në kthesa të mëdha nëpër gjithë Kosovën.
Një rast u has sot në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht afër fshatit Dollc.
Në disa pamje të siguruara nga Indeksonline shihet se si një vozitës i autobusit me targa 03 ka bërë këtë veprim i cili është në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Kështu ai ka vënë në rrezik jetën e shumë udhëtarëve.
Ndryshe, fshati Dollc është i njohur si lokacion ku ndodhin shumë aksidente.
Pas raportimit të Indeksonline dhe bashkëpunimit me qytetarë, Policia e Kosovës po merr masat e duhura dhe po gjobit shoferët.