75 Mall Live Search
10:40 / E Martë, 15 Qershor 2021 / AR

Fillon takimi i parë Kurti-Vuçiq

Tashmë ka filluar takimi trepalësh i Albin Kurtit, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësuesit evropianë.

Takimi i tyre vjen pas takimeve të ndara që patën Lajçak dhe Borrell me Kurtin dhe Vuçiqin, shkruan Indeksonline.

Kurtin në takim po e shoqëron zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërkaq Vuçiqin, ministri i Jashtëm, Nikola Selakoviç.

Ekipi i Indeksonline është në Bruksel dhe raporton nga atje.