75 Mall Live Search
11:39 / E Martë, 15 Qershor 2021 / AR

Borrell: Dialogu solli rezultate të rëndësishme për qytetarët

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi, ku po përfaqësohet nga Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq solli rezultate të rëndësishme për qytetarët.

Image

“Unë jam duke pritur një takim të ri të Dialogut të Nivelit të Lartë Beograd Prishtinë sot me Presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti”, ka shkruar Borrell.

“Dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, ai solli rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, tha ai./Indeksonline/

Image