Siguri e lartë, pamje të Kurtit pas takimit me Vuçiqin

Sot në Bruksel është mbajtur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ekipi i Indeksonline përcolli nga afër zhvillimet atje ku edhe vazhdimisht raportoi për të rejat e fundit.
Pas takimit me Vuçiqin, në pamjet tona shihet teksa Kurti largohet me eskortë nën shoqërimin e sigurisë së lartë.
Kryeminstri Kurti gjatë deklarimit për media ka shpalosur katër propozime por që të cilat janë refuzuar nga pala serbe.

Ndërsa Vuçiq tha se Kurti në fillim e ka pyetur se kur do ta njoh pavarësinë e Kosovës. “Ai më tha se ka ardhur të më pyeste se kur do ta njoh pavarësinë e Kosovës, përgjigja ime ishte kurrë, më pas ai shpërtheu”, tha Vuçiq.
Kurse emisari i BE-së, Miroslav Lajçak deklaroi se takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq nuk ishte i lehtë./Indeksonline/






