75 Mall Live Search
14:17 / E Martë, 15 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Vladi largohet nga Young Boys, huazohet te skuadra tjetër zvicerane

Futbollisti i talentuar kosovar i cili luan në pozitën sulmues, Shkëlim Vladi ka ndërruar skuadër.

Ai para disa dite firmosi kontratë të re me BSC Young Boys, kurse tani është huazuar te skuadra nga Challenge League, Yverdon – ku do të qëndroj deri në fund të sezonit 2021/22, shkruan IndeksOnline

20-vjeçari sezonin e kaluar te Boys zhvilloi 7 ndeshje dhe shënoi 5 gola.

Çmimi i tij në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’ shkon deri në 200 mijë euro.