RENEA në aksion gjatë Kampionatit Europian/ Arreston disa persona që posedonin ..

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se sonte ka vijuar aksioni në bashkëpunim me RENEA-në, për arrestimin e personave në kërkim, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit, kontrollat e befasishme po bëhen edhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.
“Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Policia e Shtetit
Vijojnë kontrollet e befasishme nga Renea dhe nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e DVP-ve në vend.
Kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.
Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike.
Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse.



