75 Mall Live Search
22:55 / E Martë, 15 Qershor 2021 / C E

Gjelat këndojnë në mes të Mynihut

Franca ka arritur të mposht Gjermaninë në ndeshjen e xhiros së parë të grupeve të Kampionatit Europian.

“Gjelat” fituan me rezultat minimal 1-0 ndaj “Pancerave” në një ndeshje shumë të fortë.

Fitoren Francës ia dhuroi Mats Hummels i cili shënoi autogol në minutën e 20-të të ndeshjes. Ai devijoi një top të fortë nga Hernandez.

Franca shënoi edhe një herë në fund të ndeshjes, por Goli i Benzemas u anulua për pozicion jashtë loje.

Franca është e dyta në grupin F me 3 pikë aq sa ka edhe Portugalia në vendin e parë derisa Gjermania dhe Hungaria nuk kanë asnjë pikë. /IndeksOnline/