75 Mall Live Search
09:49 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / C E

Pogba “kopjon” Ronaldon, largon pijet nga tavolina e konferencës

Paul Pogba ka larguar nga tavolina e konferencës për media sponsorin e Euro 2020, një shishe të birrës.

Një ditë pasi Ronaldo largoi dy shishe të Coca Colas, Pogba këtë e bëri me shishe të birrës, shkruan Indeksonline.

Tani, Pogba ishte ai që e largoi pije alkoolike, Heineken nga tavolina e konferencave, duke vazhduar më pas atë çfarë kishte për të thënë.

Tashmë është e ditur se për myslimanët, besim që mesfushori francez i takon, është e ndaluar me fe që të konsumohen pijet alkoolike.

Veprimi i Ronaldos u raportua se solli një dëm për kompaninë amerikane rreth katër miliardë euro. /IndeksOnline/

VIDEO