75 Mall Live Search
14:12 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / OSH

Vozitësi i “Smart”-it hin në të kuqen në Prishtinë!

Vozitësi i veturës së tipi “Smart” ka thyer rregullat e komunikacionit në lagjen “Dardania”-Prishtinë.

Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se kjo veturë nuk ka respektuar semaforin, duke hyrë në të kuqen.

IndeksOnline po raporton në vazhdimësi për raste të tilla, fushatë e cila po ndihmon në vedijësimin e qytetarëve dhe uljen e numrit të aksidenteve./IndeksOnline/