75 Mall Live Search
22:01 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / AR

A do të jetë Arbër Ismajli kandidat i LDK-së për Gjilan? Flet vetë ai

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që shumë shpejt të zyrtarizojë kandidaturat e radhës për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Indeksonline ka mësuar se Arbër Ismajli pritet të jetë kandidat i LDK-së për të parin e Gjilanit.

Në një prononcim për Indeksonline, Ismajli tha që ende nuk ka diçka zyrtare por konfirmoi se emri i tij po përmendet.

Ai po ashtu tha se Komuna e Gjilanit do të mbajë një konventë punë ku nga aty do të nxjerrin edhe kandidatin zyrtar.

May be an image of 1 person

“Momentalisht jemi në fazën e vlerësimit dhe diskutimit të strukturave nëpër nëndegë të LDK-së. Normalisht unë jam koordinator i ekipit por për kandidatura zyrtare ende nuk ka asgjë.

Kryesisht po diskutojmë me nëndegë për punët që nuk kemi arrit me i bë dhe me e pa aty ku kemi ngec, që me i planifiku dhe me i përfshi në planprogramin katër vjeçar tjetër qeverisës. Emri im po përmendet por nuk ka diçka zyrtare”, tha Ismajli.

Ismajli shtoi se nuk kishte pasur asnjëherë ambicie që të kandidoj për kryetar të Gjilanit.

Kujtojmë që Arbër Ismajli ka ushtruar detyrën e Shefit të Kabinetit në Zyrën e Kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri (janar 2014 – prill 2018)

Ndërsa më 30 prill 2018, Ismajli është emëruar nënkryetar i Komunës së Gjilanit në qeverisjen e Lutfi Hazirit./Indeksonline/

Lutfi Haziri flet për herë të parë për mundësinë e kandidimit të Arbër  Ismajlit për kryetar të Gjilanit - Mediafokus