75 Mall Live Search
22:17 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / OSH

Harry do të udhëtojë pa Meghan drejt Britanisë për zbulimin e statujës së Princeshës Diana

Meghan Markle nuk do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa Princi Harry do të udhëtojë për në shtëpi për t’u ribashkuar me William me rastin e 60 vjetorit të lindjes së Princeshës Diana.

Harry vëllai i tij Princ William do të ribashkohen për të zbuluar një statujë të Princeshës Diana në Pallatin Kensington, e kjo pritet të ndodh me 1 korrik.

Kjo statujë ëshë duke u punuar dhe dizajnuar që nga viti 2017 dhe me rastin e zbulimit të saj, të dy vëllezërit pritet të mbajnë fjalime të ndara, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.

Në këtë udhëtim, Harry nuk do të shoqërohet nga bashkëshorja e tij, e thuhet se arsyeja e kësaj është se nuk ka shumë kohë që Meghan ka lindur fëmijën.

Ndryshe, për këtë udhëtim, Harryt i duhet të ketë rezultatin negative në testin për COVID-19, e procedura e njëjtë do të jetë edhe kur të kthehet.