75 Mall Live Search
23:20 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / OSH

Mbi 100 mijë të vaksinuar në Kosovë

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.492 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot 13.149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.713 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 67 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174. Në total numri i rasteve aktive është 186.