Jevtiq: Kurti në Bruksel filloi fushatën për zgjedhje lokale

Nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq vlerësoi se është keq që sipas tij kryeministri i Kosovës Albin Kurti përdori takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel për të filluar fushatën për zgjedhjet lokale dhe se deklaratat e Kurtit ishin në funksion të nevojave të partisë që ai drejton, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
“Të lejosh një ngjarje të tillë të ndodhë në Bruksel dhe të përdorësh një ngjarje kaq të rëndësishme për nevojat e partisë së udhëhequr nga Kurti është vërtet shkatërruese” ka thënë Jevtiq, duke shtuar se ai gjithashtu beson se as BE nuk ka mekanizma për të lëvizur procesin e dialogut në një mënyrë konkrete.