Dëmtohen varrezat në Rahovec

Në rrugën “Mizahir Isma” të Rahovecit janë dëmtuar disa pllaka në varreza.
Kështu raporton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, shkruan Indeksonline.
“Rr. Mizahir Isma, Rahovec 14.06.2021 – 12:39. Është raportuar se nga person atë panjohur gjatë vikendit janë dëmtuar disa pllaka në varreza në Rahovec. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe rasti është duke u hetuar”.