Radhë të gjata në Komunën e Prishtinës, për regjistrim të veturave dhe taksa rrugore

Mëngjesin e së enjtës radhë të gjata janë krijuar në oborrin e Komunës së Prishtinës.
Shumë qytetarë po presin për të kryer obligimet e tyre, disa për taksa rrugore e disa të tjerë për regjistrim të automjeteve.

Ndryshe, nuk është hera e parë që tek objekti i komunës së Prishtinës krijohet tollovi e tillë, për të marrë shërbime të caktuara komunale./IndeksOnline/
