BBC publikon performancën e sopranos shqiptare Elbenita Kajtazi në ‘Cardiff Singer of the World’

Konkursi më prestigjioz i këndimit të operas në botë është rikthyer sivjet në kryeqytetin e Uellsit.
‘BBC Cardiff Singer of the World’ vjen me 16 interpretues të rinj premtues që garojnë për çmimin e parë titullar të këtij eventi.
Pjesë e këtij kompeticioni është sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi.

Në videon më poshtë mund ta ndiqni përformancën./Indeksonline/
Ajo ka bërë një interpretim fantastik për të cilin ka raportuar edhe BBC, duke publikuar njëherësh edhe performancën e saj në faqen e tyre zyrtare.
“Elbenita Kajtazi nga Republika e Kosovës, duke performuar ‘Dieu! Quel frisson’ nga ‘Roméo et Juliette’”, ka shkruar ndër të tjerash BBC në përshkrimin e performancës së saj.
‘BBC Cardiff Singer of the World’ është një konkurs për këngëtarët e operas që mbahet çdo dy vjet.