Rafet Prekazi emërohet Drejtor Sportiv te skuadra e Gjilanit

Rafet Prekazi do të jetë drejtor i ri sportiv i skuadrës së Gjilanit.
Ish-trajneri i Kosovës U21 do të drejtoj aspektin sportiv të klubit, ku më parë ishte Sallah Sherifi.
Sherifi do të zhvendoset në pozicionin e drejtorit teknik te “kuqebardhët”.
Lajmin për Indeksonline e kanë konfirmuar zyrtarët e klubit të Gjilanit.
Prekazi është një emër i madh i futbollit kosovar dhe do ta ndihmojë Gjilanin drejt realizimit të objektivave që ka para vetës.
Zyrtarizimi i tij pritet të ndodh brenda ditëve.