75 Mall Live Search
15:38 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / OSH

Prokuroria:Daka e asnjë zyrtar i KQZ-së nuk është hetuar

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se është duke i hetuar pretendimet së janë të manipuluara disa vota të ardhura me postë nga diaspora, por se ish kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe as ndonjë zyrtar i KQZ-së s’janë pjesë e këtij hetimi.

“…Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ju njofton se është duke i hetuar pretendimet se janë të manipuluara disa vota të ardhura me postë nga diaspora.

Mirëpo, ju njoftojmë se as znj. Valdete Daka dhe as ndonjë zyrtar tjetër i KQZ-së nuk janë pjesë e këtij hetimi penal”, thuhet në njoftim.