Gjendet diamanti i tretë më i madh në botë

Një diamant 1.098 karat i gjetur në Botswana është deklaruar nga kompania e diamanteve “Debsana”, si i treti më i madh i llojit të vet në botë, përcjell albinfo.ch.
The Guardian shkruan se guri i zbuluar më 1 qershor është vlerësuar si shumë i rrallë. Lynette Armstrong, drejtoreshë e “Debswanas”, ka thënë se ky gur ka kuptim të madh për Botswanan.
Ky diamant i zbuluar është guri më i madh i çmuar që është zbuluar në historinë e kompanisë.
LARGEST DIAMOND EVER RECOVERED BY DEBSWANA
— DumaFM (@DumaFMRadio) June 16, 2021
The 1,098.30 carat diamond was recovered on 01/06/2021 from the south kimberlite pipe at Jwaneng mine.
It is the largest gem quality diamond in the company’s history since diamonds were discovered in Botswana in 1967.
DEBSWANA this pic.twitter.com/CiFA6tIX7P
Kujtojmë që diamanti më i madh i njohur është “Cullinan” me 3.106 karatë, i gjetur në Afrikën e Jugut më 1905. Ndërsa guri i dytë më i madh, me 1.109 karat, është “Lesedi La Rona”, i zbuluar në verilindje të Botswanas më 2015.