75 Mall Live Search
20:41 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / A. A

Kane: Kemi respekt masiv për Skocinë, lavdëron Robertsonin

Pasi mposhti Kroacinë, Anglia luan derbin britanik kundër Skocisë në Euro2020.

Sulmuesi Harry Kane doli në konferencë për media duke vlerësuar lartë kundërshtarin.

“Kemi respekt të madh për Skocinë. Kanë lojtarë të shkëlqyer dhe me eksperiencë. Andy Robertson është njëri, që ka fituar Premier Ligën dhe Champions Ligën” deklaroi Kane.

Sulmuesi i Tottenhamit thotë se është nder të përfaqësohet Anglia.  

“Ne e dimë se çfarë do të thotë të përfaqësosh Anglinë dhe kur luan në shtëpi ndaj një kombëtareje si Skocia, duam që këto ndjenja t’i shfrytëzojmë në lojë dhe të marrim avantazh” përfundoi Kane.