75 Mall Live Search
08:48 / E Premte, 18 Qershor 2021 / OSH

Kim Jong-un përgatitet për konfrontim me SHBA-në ose për dialog

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka thënë se vendi i tij duhet të përgatitet për dy opsione në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës; dialogun dhe konfrontimin dhe sidomos për t’u përgatitur plotësisht për konfrontim.

Kjo është hera e parë që Kim deklarohet drejtpërdrejt për administratën e presidentit Biden.

Më herët, Koreja e Veriut kishte anashkaluar përpjekjet e qeverisë së re të SHBA-së për të vendosur komunikimin diplomatik.

Kim këtë e tha derisa po fliste në një takim të liderëve të lartë në kryeqytetin Pyongyang.

Ai tha se ata kishin nevojë për përgatitje të plotë për konfrontim që të mbrojnë dinjitetin e shtetit dhe interesat e tij për zhvillim të pavarur”, si dhe për të garantuar një mjedis paqësor dhe siguri për Korenë e Veriut, sipas medias shtetërore KCNA.