Mirlind Daku pas largimit nga Ballkani vjen me një mesazh lamtumirës

Futbollisti i njohur kosovar, Mirlind Daku është larguar përfundimisht nga Ballkani.
Daku me anë të një postimi ka falënderuar qytetin e Suharekës për 1 vit e gjysmë sa qëndroi tek Ballkani, transmeton Indeksonline.
Ai shtoi se do të rikthehet tek Osijep pasi koha e huazimit i ka përfunduar.
Postimi i plotë i Mirlind Dakut:
Faleminderit Suharekë.
Kam kaluar një vit e gjysmë shumë të mirë në Suharekë si pjesë e klubit fantastik FC Ballkani. Tani është koha për një aventurë të re,ku do të rikthehem te Osijek pasi huazimi më ka përfunduar. Dua të ju falënderojë të gjithve për mikpritjen dhe mbështetjen e madhe që ma keni dhënë gjatë kësaj kohe. Faleminderit presidentit Arsim Kabashi, gjithë kryesisë, trajnerëve që kisha, bashkëlojtarëve dhe tifozëve Xhebrailat. Faleminderit dhe mirupafshim Suharekë.