Statistika nga raundi i dytë në EURO20

Sonte është mbyllur raundi apo xhiro e dytë në fazën e grupeve të Kampionatit Europian EURO20.
Në 24 ndeshje, janë shënuar plotë 55 gola, shkruan IndeksOnline
Golat më së shumti janë shënuar në minutat 46-60.
Kombëtarja me më së shumti gola është ajo e Italisë, gjithsej 6 – e ndjekur nga Holanda, Belgjika dhe Portugalia me nga 5.
Ekipi me posedimin më të gjatë të topit gjatë dy ndeshjeve është Spanja, me 72 për qind. Përqindje të mirë të topit në këto dy takime ka pasur edhe Belgjika, me 57.5 %.
Kujtojmë që nesër nis raundi e tretë dhe të fundit në grupe./IndeksOnline/.