Policia jep detaje për aksidentin ku u shkelë një këmbësorë në Kodrën e Trimave

Mbrëmë rreth orës 23:30, në lagjen Kodra e trimave,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Si pasojë e aksidentit këmbësori (mashkull), 23 vjeç, ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal.
“Indeksonline”, ka publikuar momentin kur qytetari goditet nga një veturë në lëvizje.