“Vaksinimi masiv”/ Veç 965 persona të vaksinuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë kishte thënë se nga 15 qershori do të nis vaksionimi masiv i qytetarëve.
Por, në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksionuar vetëm 965 qytetarë.
Mbi 320 mijë qytetarë pritet që të vaksinohen kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusin, gjatë një muaji, kishte thënë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, gjatë një vizite që bërë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, me rastin e fillimit të vaksinimit masiv të qytetarëve.
Ai kishte thënë se Kosova ka doza të mjaftueshme të vaksinave kundër COVID-19, edhe pse nuk tregoi numrin e saktë të tyre.
Më poshtë të dhënat e përgjithshme të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për 24 orët e fundit:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës.
Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.112 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227.
Në total numri i rasteve aktive është 174.