Theu rekord, Billie thotë se pozimi për ‘Vogue’ nuk ishte në rregull

Këngëtarja Billie Eilish ka thyer rekordin e pëlqimeve në Instagram, ku ka publikuar kopertinën e revistës ‘Vogue’.
Ajo iu është përgjigjur disa pyetjeve për reagimet e saj duke thënë se ‘nuk ishin në rregull;, transmeton Indeksonline.
Paraqitja e saj zgjoi shumë vëmendje për shkak të veshjes së Eilish. Nga ajo pozë mahnitëse ajo rrëmbeu afër 17 milionë pëlqime.
Në një intervistë për ‘Rolling Stone’, Eilish diskutoi për fotot e kopertinës dhe tregoi se si disa prej tyre nuk ishin bërë për qefin e saj.
“Unë pashë një fotografi time në kopertinën e Vogue [nga] nja dy vjet më parë me rroba të mëdha, të mëdha përmasash [pranë kopertinës së re të Vogue ]. Atëherë mbishkrimi ishte si: ‘Kjo quhet rritje’, ”tha ajo.
“Unë e kuptoj se nga po vijnë. Jo, kjo nuk është në rregull. Unë tani nuk jam kjo dhe nuk kisha nevojë të rritesha prej kësaj ” u shpreh ajo./Indeksonline/
