Përfundojnë pjesët e para: Holanda dhe Austria në epërsi

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Kampionatit Evropian që janë duke u zhvilluar.
Maqedonia e Veriut pas 45 minutave është në disavantazh kundër Holandës.
Holanda e gjeti golin në minutën e 25-të me anë të Memphis Depayt, transmeton Indeksonline.
Ndërsa në ndeshjen tjetër mes Ukrainës dhe Austrisë rezultati është 0:1. Golin për austriakët e shënoi Baumgartner në minutën e 21-të pas asistimit të David Alabas./Indeksonline/