75 Mall Live Search
16:24 / E Martë, 22 Qershor 2021 / OSH

Aksidenti në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku mes dy komionëve në Fushë Kosovë.

Sipas të dhënave të para, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00, në rrugën  Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”, tha ajo./IndeksOnline/