75 Mall Live Search
21:33 / E Martë, 22 Qershor 2021 / OSH

Deputeti Bajqinovci takohet me kryetarin e Parlamentit të Turqisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajçinovci, ka marrë pjesë në Komisionin e  Përhershëm Qendror të Asamblesë Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropes Juglindore (AP e SEECP) organizuar nga Kuvendi i Madh Kombëtar i Turqisë në Antalia.

Ai tha se gjatë diskutimi pala serbe ofendoi Kosovën dhe shtetet pjesëmarrëse.

“Në shenjë proteste shtetet e pranishme nuk e duartrokiten fjalimin e deputeti serb i cili nuk dallonte nga fjalimet e kasapit Millosheviç”.

Postimi:

Me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Turqisë Prof. Dr. Mustafa Şentop, gjatë takimit të Komisionit të Përhershëm Qendror të Asamblesë Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropes Juglindore (AP e SEECP) organizuar nga Kuvendi i Madh Kombetar i Turqise në Antalia.

Edhe në këtë sesion fjala e Serbisë ishte e papranueshme dhe fyese jo vetëm ndaj Kosovës por për të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse. Në shenjë proteste shtetet e pranishme nuk e duartrokiten fjalimin e deputeti serb i cili nuk dallonte nga fjalimet e kasapit Millosheviç.