75 Mall Live Search
16:16 / E Mërkurë, 23 Qershor 2021 / AR

Gjendet një person i pajetë, dyshohet për vetëvrasje

Një person është gjetur pa shenja jetë sot Gjakovë.

“Indeksonline”, mëson se bëhet fjalë për personin me inicialet L.C i moshës rreth 60 vjeçare.

Afër trupit të tij është gjetur një armë zjarri- revole.

Ekipet policore përfshire Prokurorin e Shtetit janë në vendin e ngjarjes dhe Ekipa shëndetësore që ka konstatuar vdekjen e personit!

Dyshimet e para bëjnë me dije se bëhet fjalë për vetëvrasje dhe rasti është nën hetime.