Dështojnë frenat, kamioneta përplaset me një veturë te Mensa e Studentëve (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur te udhëkryqi i Mensës së Studentëve në Prishtinë.
Një kamionetë është përplasur në një veturë, mirëpo fatmirësisht nuk ka viktima.
IndeksOnline ka mësuar se shkaktar i këtij aksidenti është dështimi i frenave e kamionetës.
Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.
Njëri shirit i rrugës që të dërgon te “Bregu i Diellit” është bllokuar për qarkullim./IndeksOnline/