Turniri gjigant në Lipjan, vendi i parë fiton 1000 euro

Në fshatin Rufc i Vjetër në Lipjan do të organizohet një turnir i futbollit në nder të ish-luftëtarit të UÇK-së, Selatin Morina.
Vendi i parë në këtë turnir fiton çmimin prej 1000 eurove, një kup dhe medalje për futbollistët e ekipit fitues, transmeton Indeksonline.
Kurse, vendi i dytë fiton 300 euro dhe medalje për futbollistët. Hapja e turneut bëhet me datën 2 korrik, kurse shorti tërhiqet me 1 korrik. Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 19:00./Indeksonline/
