75 Mall Live Search
21:58 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / OSH

Çitaku për deklaratat e ministres Gërvalla: Dua ta di çka mendon Kurti për këto deklarata

Ish ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku ka komentuar deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në lidhje me UÇK dhe prezentimet e saj jashtë Kosovës.

Çitaku tha se nuk e njeh personalisht Gërvallën, por se këto deklarata nuk duhet të thuhen nga një përfaqësuese, pasi që sipas saj problemet e brendshme duhet të mbahen brenda Kosovës, dhe jo të dalin jashtë.

‘’ Nuk e njoh personalisht zonjën Gërvalla, nuk e kam takuar asnjëherë, e njoh vetëm sa e kam parë në prezentimet publike. Ministrja e Punëve të Jashtme, duhet ta kuptoj që betejat tona të brendshme politike duhet t’i mbajmë brenda. Jashtë ministri, ambasadori përfaqëson pozitën dhe opozitën, shtetin e Kosovës, vizionin që kanë qytetarët për të ardhmen e tyre. Madje mund të dalësh edhe qesharak, Nuk i intereson askujt as në Ëashington, as në Bruksel, e as në Londër, askujt nuk i intereson realcioni mes minsitressë jashtme dhe liderit të një partie në Kosovëe ose edhe një personi tjetër cfgarëdo fgunksioni që ka ai. Nuk ka qenë në rregull, ka qenë gabim nga ministrja, mirëpo shpresoj që këto gabime të mos përsëriten’’, tha Çitaku.

Ajo tutje shtoi se është një përzierje e papërvojës, luftës politike dhe faktorëve të tjerë, se pse Gërvalla ka bërë këto deklarata, por shtoi se asnjëri nga këta faktorë nuk duhet të ndikoj por duhet që Kosova nga ministrja të promovohet në mënyrën e duhur, dhe jo si shtet i kriminalizuar.

‘’ Mund të jetë një koktej I të gjithave nga pak, por Kosovën si shtet të dështuar, të kriminalizuar, si shtet që nuk ka shënuar asnjë lloj progresi, dhe nuk meriton të ekzistojë e projektojnë oponentët tanë çdo ditë. Ministri që përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare, duhet ta ketë parasysh që të promovojë Kosovën, dhe jo të gënjej’’, shtoi Çitaku.

Ndërsa sa i përket se a duhet të dorëhiqet Gërvalla nga pozita e kryediplomates, Çitaku tha:

‘’ Dua ta dëgjoj çka mendon kryeministri për këto deklarata, dhe nuk dua të jem pjesë e debateve të brendshme për dorëheqjen e saj, por do ishte mirë që ministrja të del dhe të thotë se kam gabuar.’’

E për deklaratat e ministers Gervalla, sot në seancën e Kuvendit, ka folur edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Musliu-Shoshi ka deklaruar se Gërvalla i ka thënë se Marrëveshja e Washingtonit është e panevojshme pasi nuk e respekton sovranitetin e Kosovës.

“Unë sot po ndaj me ju qëndrimin e ministres Donika Gërvalla për marrëveshjen e Uashingtonit. Citoj, ajo këtë marrëveshje e konsideron si të pamenduar mirë, të panevojshme, e cila nuk i respekton interesant e Kosovës, nuk e respekton sovranitetin e shtetit tonë, se kjo marrëveshje përmban zotime që shkaktojnë pasoja afatgjate për shtetin e Kosovës, se për të nxjerr konkluzione për këto qëndrime duhet që të bëjmë dialog me miqtë tanë dhe se kjo nuk është marrëveshje e mirëfilltë ndërkombëtare dhe si e tillë palët nuk i obligon ligjërisht”, tha ajo.