Britania e Madhe del me qëndrim për dialogun Kosovë-Serbi

Ministrja britanike, Wendy Morton pas takimit me Të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dal me një postim.
Morton shkruan që ajo ia ka rikonfirmuar Lajçakut se Britania e Madhe e mbështet dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Indeksonline.
“Unë e rikonfirmova mbështetjen e Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi në takim me Të Dërguarin Special, Miroslav Lajçak. Ne u pajtuam që të vazhdojmë të ndërtojmë mundësi që të sigurojmë mundësitë për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të normalizimit për të përfituar të gjithë rajonin”, u shprehë Morton në postimin e saj. /Indeksonline/
I reconfirmed UK's support for the Serbia/Kosovo Dialogue today in discussion with EU Special Representative @MiroslavLajcak. We agreed to continue work together to build on opportunities to secure a comprehensive & sustainable normalisation agreement to benefit the entire region
— Wendy Morton MP (@morton_wendy) June 24, 2021