75 Mall Live Search
09:54 / E Premte, 25 Qershor 2021 / OSH

Gjilan: Pamje kur policia arreston të dyshuarin që therri për vdekje 40 vjeçarin

Dje një 40 vjeçar s’ka arritur t’iu mbijetoj plagëve të marra nga mjeti i prehtë thika, në qytetin e Gjilanit.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga momenti kur Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për këtë vepër.

Viktima nga fshati Llashticë i Gjilanit ka marrë plagë nga thika, në qafë, në gjoks dhe në dorën e djathtë.

Pas aktit tragjik, policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor, bëhet fjalë për një 29-vjeçar. Teksa motivet mbi ngjarjen e ndodhur mbeten akoma të panjohura.

Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, me anë të një njoftimi për media thuhet se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

“Rreth orës 13:15, Policia e Kosovës në Gjilan është njoftu për një rast “Therrje me thikë”. Njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, i moshës madhore. Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet të jet i përfshirë në këtë rast të rëndë. Për rastin është njoftu prokurori i shtetit. Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat lidhur me këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëhequr Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/