75 Mall Live Search
14:48 / E Premte, 25 Qershor 2021 / k.v

Arrestohet i dyshuari i dytë për vjedhje të rëndë

Hetuesit e policisë në Prizren në bashkëpunim me ata të Prishtinës, kanë arrestuar sot të dyshuarin e dytë në lidhje me rastin e vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në fillim të këtij muaj.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se i dyshuari me inicialet L.K., me urdhër të prokurorit të rastit, është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

Deri të identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit ka ardhur pas një pune intensive dhe një bashkëpunimi të shkëlqyer mes policisë së Prizrenit dhe Prishtinës./IndeksOnline/