75 Mall Live Search
15:56 / E Premte, 25 Qershor 2021 / A. M.

Vdiq ekonomisti dhe aktivisti Fatos Hamza

Pas një sëmundje të rëndë, në Prishtinë ka vdekur ekonomisti dhe aktivisti i shoqërisë civile, Fatos Hamza.

I lindur në vitin 1955, Hamza pati diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitet 1977-1981 ishte kryetar i Rinisë së Prishtinës.

Hamza punoi si zv.drejtor në Fabrikën Energoinvest (1982-1984), drejtor i Pallatit të Rinisë Boro-Ramizi (1984-1986) dhe nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës dhe drejtor i drejtoratit për zhvillim ekonomik e urbanizëm (1986-1989).

Gjatë viteve të 90-ta dhe pasluftës, Fatos Hamza u angazha si pjesë e shoqërisë civile, si ekspert i ekonomisë.

Varrimi do të bëhet të shtunën më 26 qershor, në varrezat e qytetit në Prishtinë, nga ora 12:00.