75 Mall Live Search
17:43 / E Shtunë, 26 Qershor 2021 / Blerim

Sarri s’e do Muriqin, kosovari do të largohet nga SS Lazio?

Vedat Muriqi, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës pritet të largohet nga SS Lazio gjatë afatit veror.

Muriqi duket se nuk është në planet e trajnerit të ri të Lazios, Maurizio Sarri, shkruan IndeksOnline

Gazetari Rudy Galetti raporton se Sarri s’e do kosovarin në skuadër.

Muriqi së bashku me agjentin e tij tani janë duke kërkuar një klub të ri.

Dy skuadra tashmë kanë shprehur interesimin. Ato janë Besiktas dhe Galatasaray nga Superliga e Turqisë./IndeksOnline/