Tifozi shqiptar i çon të fala Arnautovicit, shpalos edhe flamurin e UÇK-së

Një tifoz shqiptar është i pranishëm në stadiumin e madh anglez ‘Wembley’ për ta përcjellur ndeshjen mes Italisë dhe Austrisë e vlefshme për 1/8 e finales në EURO20.
Ai ka shpalosur flamurin e UÇK-së dhe ka dhënë një mesazh për futbollistin e Austrisë, Arnautovic: “Të fala mamit”, shkruan IndeksOnline

Kujtojmë që ky mesazh vjen për shkak se në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, ish-lojtari i Stoke Cityt ofendoi rëndë futbollistët shqiptarë që luanin për flaumrin maqedon.
UEFA për shkak të kësaj, e kishte dënuar me një ndeshje mos-lojë futbollistin austriak./IndeksOnline/
