75 Mall Live Search
17:22 / E Diele, 27 Qershor 2021 / A. A

Liverpooli zbulon çmimin e Xherdan Shaqirit, më pak se 15 milionë euro nuk e shet

Liverpooli do të kërkojë të paktën 15 milionë euro për Xherdan Shaqirin, raporton ‘Liverpool Echo’.

Mesfushori shqiptar pritet të largohet nga Anfield në këtë verë, derisa Lazio po e ndjek që një kohë të gjatë.

Përveç klubit italian, ka edhe ekipe tjera nga Franca, Turqia e Anglia që duan shërbimet e Shaqirit.

29 vjeçari është pjesë e Liverpoolit që nga vera e vitit 2018, kur ishte transferuar për 13 milionë funte nga Stoke City.

/Indeksonline/