Fëmiu rrezikon jetën duke ecur afër urës tek Liqeni Akumulues

Një fëmijë sot ka rrezikur shumë jetën e tij duke ecur shumë pranë urës së këmbësorëve mbi Liqenin Akumulues në Mitrovicë.
Nga videoja e dërguar në redaksinë e Jepi zë, shihet ky djalosh duke ecur skaj digës.
Në këtë pjesë bie ujë poshtë nga një lartësi dhe rrymat e ujit bashkohen duke formuar lëvizje të fuqishme të ujit.
Dy vite më parë në garat e kërcimit, pikërisht në këtë vend një zhytës kishte rrezikur shumë jetën, pasi kishte rënë poshtë urës.
Ishte intervenimi i disa personave tjerë, që kishin shpëtuar zhytësin nga më e keqja.