75 Mall Live Search
11:15 / E Hënë, 28 Qershor 2021 / OSH

Qendrën tregtare në Prishtinë e merr uji, shpërthejnë gypat

Qendra tregtare “Inxhiniering” është kapluar tërësisht nga uji. Gypat e ujit kanë shpërthyer dhe uji ka marrë pjesën më të madhe të qendrës tregtare e cila numëron më shumë se 20 lokale afariste.

Përgjegjësit e këtij kompleksi po ankohen se askush s’po iu del në ndihmë, ani pse ujësjellësin e kanë thirrur dhjetëra herë.

Kjo qendër tregtare ndodhet tek Xhamia e Llapit në Prishtinë, ndërsa Indeksonline iu sjell pamjet shqetësuese të situatës aktuale brenda kësaj qendre.