75 Mall Live Search
15:17 / E Hënë, 28 Qershor 2021 / OSH

KB Prishtina bëhet me trajner të ri

Klubi i Basketbollit, Prishtina e ka zyrtarizuar trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm.

Klubi nga Prishtina ka njoftuar se do jetë kroati Ante Nazor.

Nazor 42 vjeçar ka një karrier të bujshme ku ka udhëhequr skuadra të mëdha dhe gjithashtu ka arritur shumë suksese.

Sukseset e tij si trajner janë, Kampion i Superligës së Maqedonisë së Veriut, Medalist i Artë i FIBA U-16 me Kroacinë, Medalist i Argjendtë me Kroacinë U-18 dhe U-19, dhe dy herë i Bronztë me kategoritë e lart përmendura.

Njoftimi nga Klubi i Prishtinës:

“Ish-trajneri i Cibona Zagreb dhe shumë skuadrave tjera elitare, Ante Nazor vjen në krye të Prishtinës
Në vazhdim të përgatitjeve për edicionin e ri sot zyrtarizuam edhe Kryetrajnerin, të mirënjohurin Ante Nazar.
Ndihmës trajner dhe Kryetrajner i Kombëtarës së Kroacisë për kategoritë e reja.
Kryetrajner i skuadrave të famshme si, Zadar, Cibona, Split, MZT Skopje dhe ZTE.
Ai gjithashtu ishte pjesëmarrës në ABA League.
Me përvojën e tij dhe me ekipin që jemi duke e ndërtuar, sukseset janë të garantuara.
Mirësevjen Ante!,” thuhet në njoftimin e Prishtinës.