Historia rrënqethëse e gruas që vrau ish-njerkun, njëkohësisht bashkëshortin e saj!

Valérie Bacot, çështja e së cilës shkaktoi tronditje në Francë, është e lirë pasi kaloi një vit në burg për vrasjen e bashkëshortit të saj abuziv. Bacot, nënë e katër fëmijëve, qëlloi Daniel Polette, i cili disa vite më parë, ishte gjithashtu njerku i saj.
Të premten, 25 qershor, gjykata e Chalon-sur-Saone në Francën qendrore vendosi që 40-vjeçarja, e cila fillimisht do të qëndronte 4 vite në burg për vrasjen e Polette, tashmë të jetë e lirë.
Çështja ka qenë një pikë kryesore bisedimi në Francë ndërsa njerëzit kanë diskutuar për mënyrën se si ata diskutojnë dhunën në familje si dhe kanë treguar mbështetjen e tyre për Bacot. Më shumë se 700.000 njerëz kanë kërkuar lirimin e saj, përmes një peticioni.
Në romanin e saj më të shitur, Tout Le Monde Savait (Përkthyer: Të gjithë e dinin), Bacot tregoi se si ajo vrau njerkun dhe burrin e saj abuziv, duke vepruar në “dëshpërim”. Washington Post vuri në dukje se libri përshkroi “se si ajo e qëlloi atë jashtë fshatit francez La Clayette dhe më pas e varrosi në pyjet aty pranë me ndihmën e dy fëmijëve të tyre.”
AFFAIRE BACOT : Condamnée à 4 ans de prison dont 3 avec sursis pour l'assassinat de son mari violent, qu'il l'avait forcé à se prostituer dès l'âge de 14 ans, Valérie #Bacot ne retournera pas en prison et ressort libre après son procès (Cour d'assises de Saône-et-Loire). pic.twitter.com/2fjzIneuI2
— Infos Françaises (@InfosFrancaises) June 25, 2021
Sipas New York Times, duke shpjeguar abuzimin në gjykatë Bacot, raportoi:
“Në fillim ishin shuplaka, pastaj shkelma, grushta dhe ai do të më mbyste. Kisha frikë se do vdisja çdo ditë.”
Gjykata gjithashtu dëgjoi se si Polette e detyronte Bacot të kryente marrëdhënie me të kur ajo ishte vetëm 12 vjeç. Pas këtij sulmi seksual, ai u dënua me katër vjet burg. Sidoqoftë, me lirimin e hershëm, Polette vazhdoi abuzimin. Bacot pohon se ndërsa kjo ndodhi, nëna e saj “mbylli një sy”, shkruan Anabel.
Pasi bëri fëmijën e saj të parë me Polette në moshën 17 vjeç, Bacot u dëbua nga shtëpia nga nëna e saj dhe filloi të jetonte me njerkun. Polette thuhet se ishte një alkoolist abuziv që kërcënonte Bacot me prostitucion. Përfundimisht, këto kërcënime u bënë realitet. Fëmijët e Bacot i thanë gjykatës se ajo ishte detyruar të prostituonte për 11 vjet dhe e morën vesh kur panë kartat e biznesit që babai i tyre bënte që shkruanin “escort girl” – vajzë shoqëruese.
Bacot kishte katër fëmijë me Polette dhe ai thuhet se nuk pranoi ta linte gruan e tij të përdorte kontraceptivë. Autorja tha se ajo mbajti një qëndrim kur Polette dyshohet se filloi të interesohej për vajzën e tij 14-vjeçare.
Pasi u përdhunua nga një klient në 2016, Bacot qëlloi Polette në pjesën e pasme të kokës. Duke folur në gjykatë ajo tha:
“Po, unë e vrava por nëse nuk do ta kisha bërë unë, do e bënin fëmijët e mi!”