75 Mall Live Search
08:09 / E Martë, 29 Qershor 2021 / Blerim

Xhaka i bëri ‘diss’ Ronaldos, piu Cola për ta mposhtur Francën

Kombëtarja e Zvicrës shkroi historinë mbrëmë duke mposhtur Francën në 1/8 e finales së Kampionatit Europian EURO20.

Ndeshja në 120 minuta u mbyll me spektakël të vërtetë 3 me 3, shkruan IndeksOnline

Gjatë vazhdimeve, futbollisti kosovar i Arsenalit u pa duke konsumuar Coca Cola – e cila është bërë bujë e madhe gjatë këtij kampionati për shkak të gjestit të Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez e kishte larguar brendin e njohur të pijeve nga tavolina e konferencës me mesazhin: “Pini ujë”.

Por, Xhaka i bëri ‘diss’ yllit të Juventusit. Ai piu Coca Cola për ta eliminuar Francën dhe për ta kualifikuar Kombëtaren e Zvicrës në çerekfinale të EURO20.

Kujtojmë që Granit Xhaka ishte lojtari më i mirë i ndeshjes mbrëmë, duke fituar edhe çmimin e dhuruar nga UEFA./IndeksOnline/