75 Mall Live Search
08:45 / E Martë, 29 Qershor 2021 / OSH

Shtyn derën e rrethojave të oborrit të shtëpisë së të moshuarve, vdes një person në Istog

Dje është shënuar një rast “Vrasje ngaa pakujdesia” në Istog.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një person është arrestuar pasi që dyshohet se i njëjti kishte  shtyre derën e rrethojave të oborrit të shtëpisë së të moshuarve me ç’rast dera e ka goditur viktimën mashkull kosovar.

Ndërsa, në Spitalin e Pejës ku mjeket kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete

“Istog 28.06.2021 07:50.   Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte  shtyre derën e rrethojave të oborrit të shtëpisë së të moshuarve me ç’rast dera e ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar ne QKMF ne Istog  dhe me pas në Spitalin e Pejës ku mjeket kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Në vendin e ngjarjes kane dalë të gjitha njësit relevante. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pa jete është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/